Ndërlidhjet

Kabul: Autobusi hasi në bombë, 20 të vrarë


Zyrtarët thonë se 20 civilë janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur, kur autobusi përplot me udhëtarë, ka hasur në një bombë, të vendosur në rrugë, në stilin taliban, në pjesën jugperëndimore të Afganistanit.

Guvernatori lokal, Ghulam Dastgir Azad, tha se incidenti ka ndodhur sot në mëngjes, në vendin Delaram të provincës Nimroz.

Sipas tij, “forcat e koalicionit i kanë ndihmuar afganët për evakuimin e të plagosurve”.

Sipas vëzhguesve, viktimat civile në Afganistan, në masë të madhe, janë shkaktuar nga sulmet talibane.

Bombat e vendosura në rrugë janë arma kryesore e talibanëve në luftë, që tash ka hyrë në vitin e nëntë.
XS
SM
MD
LG