Ndërlidhjet

SHBA: Kongresi e miratoi legjislacionin për Afganistan


Ligjëvënësit e Shteteve të Bashkuara e kanë miratuar një masë urgjente për financimin e “shtimit” të trupave në Afganistan, të propozuar nga presidenti Barak Obama.

Tash legjislacioni duhet të nënshkruet nga zoti Obama.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 301:114 në favor të legjislacionit, me të cilin përfshihen afro 37 miliarda dollarë për konfliktin në Irak dhe për dërgimin e 30 mijë ushtarëve shtesë në Afganistan, sipas strategjisë së re së presidentit Obama.

Legjislacioni e ka vlerën prej gjithsej 59 miliarda dollarësh, që pos fondeve për Irak dhe Afganistan, parasheh edhe shuma për katastrofat natyrore në Shtetet e Bashkuara, ndihmat për Haiti dhe për veteranët e luftës në Vietnam, që i ishin ekspozuar mjeteve helmuese.
XS
SM
MD
LG