Ndërlidhjet

EULEX-i bastis shtëpinë e një ish-komandanti të UÇK-së


Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e një ish-komandanti të UÇK-së, ka bërë të ditur përmes një komunikate për media misioni evropian për sundimin e ligjit.

Në të thuhet se bastisja është e lidhur me hetimet në rastin Bllaca. Bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

”Një prokuror special i EULEX-it është i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar mbledhjen e efektshme të materialit dëshmues dhe të japë shpjegime të plota për personat e pranishëm në vendngjarje”, thuhet në komunikatë.

Mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për shtëpinë e Azem Sylës.
XS
SM
MD
LG