Ndërlidhjet

Transdnjestria mirëpret vendimin e GJND-së për Kosovën



Rajoni i Transdnjestrisë në Moldavi ka mirëpritur opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth Kosovës. Ministri de facto i këtij rajoni tha se vendimi është “pikë kthese” dhe shërben si “model” për entitetet që kërkojnë pavarësi.

Të njëjtat burime i kanë bërë thirrje OKB-së dhe shteteve të ndryshme ta njohin pavarësinë e rajonit, i cili “funksionon si shtet i pavarur” për afro 20 vjetë.
Transdnjestria është rajon i Moldavisë, i cili pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ka kërkuar shkëputjen nga Kishinau.

Lajmi bëhet i ditur nga shrëbimi për Moldavinë i Radios Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG