Ndërlidhjet

Serbia dorëzon në OKB rezolutën për Kosovën, s'flitet për statusin



Serbia ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara të mbështesin bisedime të reja për Kosovën, megjithë opinionin e dhënë nga GJND-ja më 22 korrik.

Ministria e Jashtme e Serbisë njofton se ka dorëzuar një propozim-rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku thuhet “shkëputja e njëanshme nuk është një rrugë e pranueshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale”.

Serbia dëshiron që Asambleja e Përgjithshme t'i bëjë thirrje të dyja palëve "të gjejnë zgjidhje të pranueshme për palët pët të gjitha çështjet e rëndësishme përmes dialogut paqësor në interes të paqes, sigurisë e bashkëpunimit në rajon".

Agjencia franceze e lajmeve, AFP, raporton se në tekstin e propozim rezolutës, të cilën agjencia e zotëron, nuk përmendet rihapja e bisedimeve për statusin e Kosovës.
Serbia ka kërkuar që rezoluta të diskutohet në seancën e shtatorit të Asamblesë së Përgjithshme.
XS
SM
MD
LG