Ndërlidhjet

Ban ngushëllon Pakistanin



Kreu i organizatës botërore, Ban ki Mun, ka ngushëlluar Pakistanin pas vdekjes së 152 personave nga rrëzimi i aeroplanit në afërsi të Islamabadit. Pakistani sot ka shpallur ditë zie kombëtare.

Aeroplani, që i takonte një linje private vendase, fluturonte nga Karaçi drejt Islamabadit. Burimet zyrtare thanë se shiu i dendur dhe mjegulla duket të jenë shkaktarët e aksidentit, por hetimet vazhdojnë.

Shumica e atyre që gjendeshin në aeroplan ishin pakistanezë.
XS
SM
MD
LG