Ndërlidhjet

Raporti: Talibanët e urojnë Holandën për tërheqje nga Afganistani


Gazeta holandeze, Volkskrant, ka raportuar se talibanët e kanë uruar qeverinë e Holandës, për tërheqjen e pritur të trupave të saj nga Afganistani.

Zëdhënësi taliban, Qari Jusuf Ahmadi, i tha gazetës se kjo lëvizje militante “me plotë zemër e uron qeverinë e Holandës për kurajo, që të marrë vendime të pavarura”.

Misioni i Holandës në Afganistan me 1950 trupa, përfundon këtë të diel, pas katër vitesh të veprimit.

NATO-ja kishte kërkuar nga Holanda, që ta zgjeroj misionin, deri në gusht të vitit 2011.

Në Afganistan janë vrarë 24 ushtarë të Holandës.
XS
SM
MD
LG