Ndërlidhjet

Paris: Nëna e pranoi vrasjen e tetë foshnjave


Francezja, e cila ka pranuar se i ka vrarë tetë foshnjet e saja të posalindura, është akuzuar për vrasje.

Prokurori Eric Valliant tha se 46 vjeçarja, Dominique Cottrez, tha se ajo i kishte mbytur foshnjet dhe i kishte fshehur kufomat e tyre në kopshtin e shtëpisë së saj.

E akuzuara Cottrez dhe burri i saj, Pierre-Marie Cottrez, janë arrestuar dje, pasi dy kufoma ishin gjetur në kopshtin e shtëpisë, e cila i takonte babait të gruas në qytetin Viller-au-Tertre, në pjesën veriore të Francës.

Bashkëshorti i saj është liruar nga arresti dhe nuk është akuzuar.

Ai pretendoi se nuk dinte asgjë për shtatzënësinë e gruas së tij, e cila ishte shumë e plotë.
XS
SM
MD
LG