Ndërlidhjet

Rusi: Nga zjarret në male, pesë vetë humbën jetën


Ministria për situata emergjente e Rusisë, ka njoftuar se pesë vetë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur pa shtëpia, nga zjarri i fortë, që i ka kapluar malet në pjesën qendrore të këtij vendi, për shkak të temperaturave të larta.

Dega e ministrisë në Voronjezh, në jug të Moskës, tha se pesë personat vdiqën gjatë natës. Në mesin e tyre ishte edhe një zjarrfikës.

Temperaturat në Moskë, dje ishin mbi 38 gradë celsius, që janë më të lartat prej se ka filluar regjistrimi i temeperaturave.
XS
SM
MD
LG