Ndërlidhjet

Meksikë: Trupat e kanë vrarë liderin e kartelit të drogës


Zyrtarët e Meksikës thonë se ushtarët e kanë vrarë liderin e një karteli të fuqishëm të drogës, Ignacio Coronel.

Sipas zyrtarëve, Coronel ishte vrarë mbrëmë, gjatë luftimeve me një grup të armatës, afër qytetit perëndimor, Guadalajara.

Ai konsiderohej ndihmësi më i afërt i njeriut më të kërkuar për kontrabandë droge në Meksikë, Joaquin Guzman.

Shtetet e Bashkuara kishin ofruar 5 milionë dollarë shpërblim për informata, që do të çonin në zënien e Ingacio Coronelit.
XS
SM
MD
LG