Ndërlidhjet

Pakistan: Nga vërshimet dhe shembja e dheut, afro 200 të vdekur


Nga të reshurat e mëdha dhe shembja e dheut në pjesën veriore të Pakistanit, gjatë tri ditëve të kaluara, kanë humbur jetën afro 200 vetë.

Një zyrtar i lartë lokal në provincën Khyber Pakhtunkhwa, tha se 136 vetë kanë vdekur vetëm në këtë rajon.

Sipas tij, më se 30 mijë njerëz janë zhvendosur.

Rajon tjetër i përfshirë nga reshjet dhe shembja e dheut është edhe Kashmiri, pjesa e kontrolluar nga Pakistani, ku është konfirmuar se së paku 22 vetë kanë humbur jetën.

Ushtria njoftoi se ka dërguar anije për t’i shpëtuar njerëzit e bllokuar, ndërsa ekipet inxhinierike po përpiqen për t’i aftësuar rrugët.
XS
SM
MD
LG