Ndërlidhjet

Kinë: Janë dënuar tre ujgurë, themelues të faqeve në Internet


Kina i ka dënuar tre ujgurë etnikë, me burgim në kohëzgjatje prej 3 e deri në 10 vjet, në provincën e trazuar perëndimore, Ksinjian.

Asociacioni Ujguro-amerikan njoftoi se të tre personat kanë themeluar ose i kanë udhëhequr faqet e popullarizuara të ujgurëve në Internet, përfshirë edhe vebsajtin e njohur Shabnam.

Kështu, këta tre vetë, janë në mesin e gazetarëve, blogerëve dhe udhëheqësve të faqeve në Internet, të përkatësisë ujgure, që janë burgosur pas kryengritjes etnike në kryeqytetin rajonal, Urumqi, në korrik të vitit 2009.

Javën e kaluar, një gjykatë kineze në Ksinjian, e ka dënuar gazetarin Gheyret Niyaz, me 15 vjet burgim, lidhur me akuzat për rrezikim të sigurisë shtetërore, për shkak se ai kishte biseduar me gazetarë të jashtëm.
XS
SM
MD
LG