Ndërlidhjet

Kushner: Të normalizohen raportet Kosovë-Serbi



“Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është nevojë politike” ka deklaruar ministri i jashtëm i Francës, Bernard Kushner.

Ky i fundit ka shtuar se opinioni i GJND-së i ka dhënë fund betejës ligjore të Serbisë. “Tani është e qartë për të gjithë botën se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, pavarësisht se si ndihet njëra palë apo tjetra”, tha Kushner.

Duke folur për integrimin evropian të rajonit ai shtoi se nga pikëpamja ligjore mosnjohja e Kosovës nuk është kusht për Serbinë, por “është e pamendueshme që dy shtetet do t’i bashkohen BE-së pa zgjidhur mosmarrëveshjet dhe pa vendosur marrëdhënie normale me njëra-tjetrën”.
Komentet e Kushnerit u bënë për mediat serbe.
XS
SM
MD
LG