Ndërlidhjet

Ekonomia amerikane dërgon sinjale të përziera



Ekonomia amerikane ka pasur një rritje prej 2.4% në tremujorin e dytë të vitit 2010. Departamenti i Tregtisë njofton se rritja është 1.3% më e ulët krahasur me tremujorin e parë të këtij viti. Të njëjtat burime theksojnë se është arritur në përfundimin se recesioni ekonomik i dy viteve të fundit ishte më i rëndë se parashikimet.

Statistikat jo pozitive vijnë në kohën kur është shtuar presioni ndaj presidentit Obama që të nxisë rritjen ekonomike dhe punësimin në vend.

Treguesi më pozitiv i tremujorit të dytë të vitit 2010 ka të bëjë me rritjen e investimeve nga bizneset, që kanë arritur nivelin më të lartë në dekadën e fundit.
XS
SM
MD
LG