Ndërlidhjet

Protestohet në mbështetje të Haradinajt



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth 250 qytetarë nga komuna e Deçanit kanë protestuar sot në sheshin kryesor, në shenjë të pakënaqësisë kundër rigjykimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Zeqir Kelmendi, i tha Radios Evropa e Lirë se protesta u zhvillua nga ora 12:00 deri në orën 12:30 dhe ka kaluar pa incidente. Kurse kryetari i komunës se Deçanit, Rasim Selmani, njëherësh organizator i protestës, theksoi se kjo protestë është bërë në shenjë përkrahjeje për kryetarin e AAK-së, zotin Haradinaj. Protestuesit kanë pasur të veshur fanella me fotografi të zotit Haradinaj.

Policia njoftoi se në fund të tubimit protestuesit ka vendosur lule ne shtatoret e dëshmorëve.
XS
SM
MD
LG