Kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, ka konvokuar një mbledhje urgjente me guvernatorët e rajoneve, të cilat janë goditur nga zjarret shkatërruese, që në Rusi nuk janë parë me dekada.
Takimi do të mbahet të hënën në Moskë.
Ministria për emergjenca e Rusisë thotë se afro 238 mijë zjarrfikës janë angazhuar në betejnë kundër zjarrit në 14 rajone në pjesën qendrore të Rusisë.
Ministria, që thotë se e ka situatën nën kontroll, ka njoftuar se në betejën e fikjes së zjarrit janë përfshirë edhe 2 mijë ushtarë dhe 226 aeroplana.
Presidenti Dmitri Medeved këtë situatë e ka vlerësuar si “katastrofë natyrore”.
Raportohet se numri i të vdekurve nga zjarret ka arritur në 31 njerëz.