Ndërlidhjet

Thaçi: Do të rritet numri i njohjeve të Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur bindjen se në periudhën e ardhshme do të rritet numri i njohjeve të shtetësisë së Kosovës.

Ai tha se në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit, Kosova do të prezantohet në mënyrë dinjitoze nga ministri i jashtëm Hyseni dhe partnerët ndërkombëtarë dhe theksoi se gjërat janë duke u zhvilluar në drejtim të njohjeve të reja dhe forcimit të shtetit.

“Procesi do të ecë vetëm përpara dhe do të ketë njohje të sigurta. Pra, procesi i pavarësisë së Kosovës, i konsolidimit dhe i njohjeve, do të njeh një fuqizim të ri gjithë ndërkombëtar”, tha zoti Thaçi, pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me iniciativë të Rusisë, të martën do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, e para e këtij lloji, që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, paraqiti mendimin këshillëdhënës për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG