Ndërlidhjet

Kosovë: Janë arrestuar tetë vetë për qitje me armë zjarri


Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar tetë persona për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit në ahengje familjare dhe ka konfiskuar katër armë automatike.

Zëdhënësi i policisë, Arbër Beka, mëtutje tha se, që nga fillimi i sezonit veror, policia e Kosovës, ka filluar një plan të veçantë për parandalimin e të shtënave më armë zjarri nëpër ahengje familjare.

Nga të shtënat me armë zajrri në ahengje, është plagosur një fëmijë 2 vjeçar në Mitrovicë.

Zëdhënësi Beka, tha se dyshohet se fëmija është plagosur nga një plumb “qorr” nga arma e zjarrit.
XS
SM
MD
LG