Ndërlidhjet

Kinë: Mbahen ushtrime ushtarake të forcave ajrore


Forcat ajrore të Kinës sot i fillojnë ushtrimet pesëditëshe me aeroplana luftarakë, aeroplana spiunimi dhe helikopterë.

Mediat kineze kanë raportuar se gjatë disa javëve të kaluara janë mbajtur disa ushtrime ushtarake, përfshirë edhe ato të forcave detare.

Ushtrimet e këtilla zakonisht mbahen në fshehtësi dhe ka pak raporte për to, por ushtria thotë se po përpiqet që të jetë më e hapur.

Ushtrimet e reja, në të cilat marrin pjesë më se 12 mijë ushtarë, mbahen në provincën qendrore Henan dhe në bregdetin lindor Shandong, përgjatë Detit të Verdhë.
XS
SM
MD
LG