Ndërlidhjet

Hiroshimë, Nagasaki: Shënohet përvjetori i sulmit atomik


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, sot pritet të marrë pjesë në ceremonitë e përkujtimit të sulmit me bombë atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki, në vitin 1945.

Ban Ki-mun do të jetë sekretari i parë i përgjithshëm i OKB-së, që do të marrë pjesë në ceremoninë në Hiroshimë dhe që e viziton Nagasakin.

Në takimet me liderët e Japonisë, pritet që ai do të diskutoj për çarmatimin atomik dhe për çështje të tjera globale.

Departamenti amerikan i shtetit njoftoi se ambasadori amerikan në Japoni, Xhon Rus, planifikon të marrë pjesë në ceremoni dhe “të shpreh respekt për të gjitha viktimat e Luftës së Dytë Botërore”.

Më se 140 mijë njerëz ishin vrarë menjëherë në Hiroshimë ose disa ditë apo javë, pas sulmit atomik të Shteteve të Bashkuara.

Japonia nuk ishte dorëzuar menjëherë, por këtë e bëri pas sulmit me bombën e dytë bërthamore në Nagasaki, tri ditë më vonë, me ç’rast u vranë më se 700 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG