Ndërlidhjet

K. Veriore: Kërcënim ndaj Koresë Jugore


Ushtria e Koresë Veriore është kërcënuar me ndëshkim ndaj Koresë Jugore, lidhur me planet e saj për ushtrime ushtarake detare, afër kufirit kontestues ujor.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë Veriore tha se ushtria do t’i shkatërroj ushtrimet ushtarake me goditje të fuqishme fizike dhe të gjitha anijeve civile u ka tërhequr vërejtjen, që t’u shmangen hapësirave në kufirin bregdetar.

Koreja Jugore planifikon të mbajë ushtrime detare pesë ditëshe në Detin e Verdhë, që fillojnë këtë të enjte, në përgjigjje të fundosjes së luftanijes së saj, në muajin mars. Për fundosjen e anijes ishte fajësuar Koreja Veriore.

Pheniani me këmbëngulje e refuzon involvimin në fundosjen e anijes jugkoreane.
XS
SM
MD
LG