Ndërlidhjet

KS: Konfirmohet pjesëmarrja e Hysenit në cilësi personale



Vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit pas diskutimit të zhvilluar sot kanë lejuar pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm të Kosovës në cilësi personale. Pjesëmarrja e Hysenit do të jetë e njëjtë si në takimet e mëparshme të kësaj strukture, konfirmuan burimet e KS-së për Radion Evropa e Lirë.

Hyseni do t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit ku do të diskutohet raporti i rregullt tremujor i kreut të Kombeve të Bashkuara. Në takim do të jetë i pranishëm edhe shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier dhe shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç.

Ky është takimi i parë i KS-së për Kosovën pas publikimit të opinionit të GJND-së.
XS
SM
MD
LG