Ndërlidhjet

Rusi: Rritet bilanci i viktimave nga zjarret



Numri i viktimave nga zjarret në Rusi ka shkuar nga 40 në 48, njoftoi ministria e emrgjencave në Moskë.

Disa mijëra zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë marrin pjesë në betejën me flakët, të cilat kanë shkatërruar disa mijëra hektarë tokë dhe banesa në pjesën perëndimore të Rusisë.

Ndërkohë banorët e Moskës po përballen me ajrin e ndotur nga tymi i zjarreve që u përhapën si pasojë e temperaturave të larta që nuk mbahen në mend.

XS
SM
MD
LG