Ndërlidhjet

Obama: Kënaqësi për ndaljen e rrjedhjes së naftës


Presidenti amerikan, Barak Obama, deklaroi se beteja e gjatë për ndaljen e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, po i afrohet fundit.

“Beteja e gjatë për ndaljen e rrjedhjes dhe mbledhjen e naftës, është afër përfundimit dhe ne jemi shumë të këaqur me këtë”, tha mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan, Barak Obama.

Autoritetet amerikane i kanë dhënë leje kompanisë British Petroleum, që të injektoj beton në gypin e pusit të dëmtuar të naftës, thellë nën det.

Ky vendim u bë në bazë të kompletimit me sukses të injektimit të baltës së rëndë, më herët gjatë ditës së djeshme.

Vlerësohet se rrjedhja e naftës është katastrofa më e madhe e ambientit në historinë e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG