Ndërlidhjet

Rusi: Medvedev i shkarkon ushtarakët për dështim me zjarrin


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, i ka shkarkuar disa zyrtarë të lartë të ushtrisë, për shkak të dështimit për ta shpëtuar një bazë detare afër Moskës nga zjarret.

Këtë vendim ai e shpalli në Moskë, pasi e ndërpreu pushimin e tij veror.

Ministria për situata emergjente ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, zjarrfikësit i kanë ndalur afro 300 zjarre, por qindra zjarre të tjera, po vazhdojnë t’i shkatërrojnë fshatrat.

Raportohet se disa nga zjarret janë jashtë kontrollit.
XS
SM
MD
LG