Ndërlidhjet

Izrael: Çdo sulm do të ketë përgjigjje të ashpër


Kryeministri Benjamin Netanjahu, tha se Izraeli e mbanë Libanin dhe Hamasin përgjegjës për sulmet e ndara këtë javë dhe do të vazhdoj të përgjigjet ndaj dhunës.

Në një fjalim televiziv, ai theksoi se Izraeli do të përgjigjet “me forcë ndaj secilit sulm kundër qytetarëve dhe ushtarëve”.

Katër persona, përfshirë edhe një oficer të lartë izraelit, të martën janë vrarë nga përleshjet me armë në kufirin izraelito – libanez.

Të hënën, një raketë e hedhur nga Sinai në Egjipt i goditi qytetet porte në Izrael dhe në Jordani, duke e vrarë një njeri në Jordani.

Kryeministri Netanjahu tha se sulmi ishte bërë nga grupi islamist palestinez, Hamas.
XS
SM
MD
LG