Ndërlidhjet

Rusi: Së paku 50 viktima nga zjarret



Numri i viktimave nga zjarret që kanë përfshirë Rusinë ka shkuar në së paku 50 persona. Autoritetet njoftojnë se dy zjarrfikës kanë vdekur sot gjatë operacioneve të shpëtimit.

Burimet zyrtare flasin për së paku 600 zjarre të ndara, të cilat nuk janë vënë ende nën kontroll.

Zjarret janë shkaktuar nga temperaturat e larta, të cilat këtë vit kanë arritur nivele rekord në Rusi.

Të mërkurën presidenti rus largoi nga detyra një numër ushtarakësh për dështime në përballimin e situatës së krijuar nga zjarret.
XS
SM
MD
LG