Ndërlidhjet

Kosovë: Qeveria miraton projektligjin për kontribuesit në luftë



Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Kryeministri Thaçi tha se projektligji ka kosto të lartë buxhetore, por shtoi se nuk duhet harruar se dhe sakrificat për lirinë e Kosovës kanë qenë të mëdha.
Me këtë projektligj, statusi Dëshmor i Kombit iu njihet edhe atyre veprimtarëve që kanë kontribuar për çështjen kombëtare, individualisht ose të organizuar në grup, dhe që janë vrarë nga armiku, nga data 9 maj 1945 deri më 30 dhjetor 1991.

Projektligji njeh statusin e Komandantit Legjendar për Adem Jasharin, ndërsa familjes së tij në Prekaz të Skënderajt, i siguron të drejta dhe benificione të përcaktuara nga ky ligj dhe me akte të tjera që do t’i nxjerrë Qeveria e Kosovës.
XS
SM
MD
LG