Ndërlidhjet

15 mijë të vrarë nga terrorizmi në 2009



Rrjeti terrorist i Al Kaidës “ka pësuar disa goditje të rënda” gjatë vitit 2009, por mbetet “një grup terrorist që i përshtatet situatës, dëshira kryesore e të cilit është sulmi ndaj Shteteve të Bashkuara dhe interesave amerikane jashtë”. Ky është përfundimi i raportit më të ri të Departamentit amerikan të Shtetit. I njëjti raport thekson se gjatë vitit 2009 “ishte më e vështirë për Al Kaidën të mbledhë fonde, të stërvisë rekrutë dhe të planifikojë sulme” jashtë rajonit të Pakistanit e Afganistanit.

Raporti thekson se terroristët ndërmorrën 11 mijë sulme dhe vranë rreth 15 mijë njerëz gjatë vitit 2009. Shifrat tregojnë rënje krahasuar me vitin 2006, që kishte statistikat më të rënda sa i përket viktimave nga sulmet terroriste.
XS
SM
MD
LG