Ndërlidhjet

Seul: Rojet afgane organizuan sulm të rremë



Zyrtarë të Koresë së Jugut kanë deklaruar se rojet afgane kanë bërë sulme false me qëllim që t’iu paguhet më shumë rrezikshmëria.

Një rast i tillë, gjithmonë sipas zyrtarëve të Seulit ka ndodhur në qershor kur rojet afgane kanë bërë vet një sulm me raketë kundër një zone ndertimi në bazën koreane në Afganistan.

Zyrtari i Ministrise së Jashtme koreane, Lim Jung Taek, deklaroi se nuk ka pasur të lënduar nga sulmi në objektin që po ndërtohet për tu shfrytezuar nga një ekip ndërtuesish jugkorean në krahinën e Parvanit.

Ende nuk është thënë zyrtarisht se cili do jetë dënimi për autorët e sulmit të rremë.
XS
SM
MD
LG