SHBA dhe Rusia pritet të fillojnë sot një stërvitje të përbashkët ajrore ku do të simulohet rrëmbimi i aeroplanëve.
Në stërvitjen do të përfshihen aeroplanë luftarakë rusë dhe të komandës ajrore veriore amerikane.
Stërvitja, në të cilën do të përfshihet edhe Kanadaja, do të ndjekë dy fluturime ndërkombëtare, nga Alaska drejt Lindjes së Largët të Rusisë dhe anasjelltas.
Zëdhënësi i forcave ajrore të Rusisë Vladimir Drik tha se stërvitja do të zgjatë deri në 14 gusht.