Ndërlidhjet

Rriten çmimet e grurit në botë



Çmimet e grurit janë rritur në nivelin më të lartë në dy vitet e fundit si reagim ndaj ndalesës së papritur të eksportit në Rusinë e goditur nga thatësirat.

Kryeministri Vladimir Putin dje urdhëroi ndalimin e eksportit prej 15 gushtit deri në fund të vitit.

Sot zëvendëskryeministri i parë Igor Shuvalov tha se ndalesa mund të rishikohet në varësi nga rezultatet e të korrave.

Ndërkohë, Organizata Botërore për Ushqim, FAO, paralajmëroi se hapi mund të shkaktojë probleme të sigurisë në vendet e varfëra.

Rusia është eksportuesi më i madh i grurit në botë.
XS
SM
MD
LG