Ndërlidhjet

Pakistan: 12 milionë janë prekur nga përmbytjet



Zyrtarë të Pakistanit thanë se 12 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet më të mëdha në historinë e vendit.

Nadim Ahmed, drejtues i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave, tha se shifrat kanë të bëjnë vetëm me provincën veriperëndimore Hyber dhe atë qendrore Punxhab.

Të dhënat nga provinca jugore Sind ende nuk janë bërë publike.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar me më shumë se 35 milionë dollarë ndihma humanitare për Pakistanin.
XS
SM
MD
LG