Ndërlidhjet

Medvedev i pakënaqur nga policia



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev ka propozuar rikthimin e emrit të vjetër për forcat policore ruse.

Ai e bëri këtë propozim në një takim me zyrtarët e sigurisë.

Forca policore e Rusisë ende quhet “milicia”, që nga epoka komuniste.

Sondazhet e opinionit tregojnë besueshmëri të ulët te forcat policore, me raportet të shpeshta për korrupcion, keqtrajtim të të dyshuarve dhe aksidente vdekjeprurëse të trafikut të shkaktuara nga oficerët.

Agjencia ITAR-TASS thotë se Rusia ka rreth 1.4 oficerë policie, nga të cilët më shumë se 2.700 u përballën me akuza kriminale vetëm gjatë vitit të kaluar për shkelje të detyrës.
XS
SM
MD
LG