Ndërlidhjet

Afganistan: Vazhdon identifikimi i 10 të vrarëve



Zyrtarë afgan po mundohen të identifikojnë 10 persona që u gjetën pa shenja jete të enjten në rajonin afgan të Badakshanit. Në mesin e tyre janë 8 të huaj dhe 2 banorë të Afganistanit.

Policia lokale njofton se prej të huajve 6 janë gjermanë ndërsa në anën tjetër ambasada amerikane ka bërë të ditur se besojnë që në mesin e viktimave ka disa qytetarë amerikan.

“Misioni Ndërkombëtar i Ndihmës”, një organizatë humanitare që ofron ndihmë mjekësore rreth problemeve me sy, ka bërë të ditur dyshimin se viktimat mund të jenë pjesë e personelit të saj.

Agjenci lajmesh të ndryshme kanë cituar një zëdhënës të Talibanit, Zabihullah Muxhahid, të ketë thënë se luftëtarët e tyre kanë vrarë një grup ndërkombëtarësh, të cilët ai i ka quajtur “misionarë që duan të përhapin fenë katolike”.
XS
SM
MD
LG