Ndërlidhjet

Gjendet trupi i politikanit afgan



Zyrtarët thanë se trupi i pajetë i një kandidati në zgjedhjet është gjetur në krahinën e trazuar jugore të vendit, ku sot dy ushtarë të NATO-s e humbën jetën nga sulmet me bomba në dy incidente të ndara.

Shefi i policisë së provincës Gazni tha se trupi pa kokë i kandidatit për parlament Naxhibulah Gulistani, i cili u rrëmbye dy javë më parë, është gjetur në afërsi të shtëpisë së tij të premten.

Afganistani pritet të mbajë zgjedhje parlamentare në 18 shtator.

Ndërkohë, ISAF-i nuk dha detaje tjera për ushtarët e vrarë.
XS
SM
MD
LG