Ndërlidhjet

Moska ngulfatet nga tymi



Ndeshja futbollistike Rusi-Bullgari, e cila duhej të luhet të mërkurën në Moskë, do të luhet në Shën Peterburg.

Vendimi erdhi për shkak të sasisë së lartë të monoksid karbonit në Moskë si pasojë e zjarreve, të cilat kanë vështirësuar frymëmarrjen.

Niveli i ndotjes së ajrit në në kryeqytetin rus është pesë herë më shumë se i lejuari.

Shumë ngasës sot i kanë ndezur dritat për të parë më mirë, ndërsa këmbësorët në rrugët e Moskës mbajnë maska në fytyrë.

Meteorologët parashikojnë se moti i nxehtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
XS
SM
MD
LG