Ndërlidhjet

Hetime për vrasjen e mjekëve të huaj



Zyrtarët afganë dhe ata ndërkombëtarë po hetojnë vrasjet e dhjetë punonjësve mjekësorë, tetë nga të cilët të huaj. Ata u vranë gjatë një sulmi, përgjegjësinë e të cilit e kanë marrë talibanët.

Tre femra janë në mesin e viktimave. Burimet zrtare njoftojnë se në mesin e mjekëve të vrarë është dhe Dr.Tom Litle nga Shtetet e Bashkuara, i cili për 30 vjetë ka jetuar në Afganistan.

Mjekët ishin në mision në rajonin e Nuristanit nën organizimin e një organizate joqeveritare të krishterë.

Zëdhënësi I talibanëve, Zabiullah Muxhahid, i ka deklaruar agjencive të lajmeve se punonjësit e huaj janë vrarë pasi “po spiunonon për amerikanët” dhe po përpiqeshin të konvertonin myslimanët në të krishterë.

Organizata Misioni Ndërkombëtar i Ndihmës tha se vullnetarët e saj nuk flasin me popullsinë afgane rreth besimit fetar.
XS
SM
MD
LG