Ndërlidhjet

Medvedev viziton Abkazinë



Presidenti rus, Dimitri Medvedev, zhvilloi sot një vizitë të paparalajmëruar në rajonin e Abkazisë, dy vjetë pas luftës ruso-gjeorgjiane.

Burimet ruse raportojnë se Medvedev ka premtuar vendosjen e raporteve të gjithanshme politike, ekonomike dhe në fushën e sigurisë me Abkazinë. Shefi i Kremlinit është takuar me udhëheqësin rebel të Abkazisë, Sergei Bagapsh.

Në gusht të vitit 2008 forcat ruse pushtuan Gjeorgjinë pasi luftimet shpërthyen në rajonin e Osetisë Jugore.

Pas luftës së dy viteve më parë Moska njohu pavarësinë e dy rajoneve gjeorgjiane, veprim që është kundërshtuar nga perëndimi. Abkazia dhe Osetia e Jugut, të cilat i përkasin Gjeorgjisë, që nga vitet ’90-të kërkojnë shkëputjen nga Tbilisi.
XS
SM
MD
LG