Ndërlidhjet

Rriten tensionet Seul-Penjan



Koreja e Jugut deklaroi se autoritetet e Koresë së Veriut kanë kapur një anije pehskimi jugkoreane në ujërat që ndan dy vendet. Peshkatarët janë marrë në pyetje për shkeljen e mudnshme të zonës ekonomike verikoreane.

Kapja e anijes vjen në kohën kur tensionet mes dy vendeve janë shtuar që nga incidenti me anijen luftarake jugkoreane e cila u mbyt nga një torpedo verikoreane. 46 marinarë humbën jetën në incidentin e marsit të kaluar.
XS
SM
MD
LG