Ndërlidhjet

Avokati iranian kërkon strehim në Norvegji



Avokati i gruas së dënuar me vdekje përmes gjuatjes me gurë ka kërkuar strehim politik në Norvegji. Javën e kaluar Mohamed Mostafei i deklaroi mediave në Turqi se shpreson që autoritetet iraniane ta lejojnë të kthehet e të ushtrojë profesionin në Teheran.

Mostafei, 31 vjeç, u largua nga vendi pasi besonte se autoritetet iraniane donin ta arrestonin.

Klientja e tij Sakineh Ashtiani është dënuar me vdekje për tradhëti bashkëshortore. Rasti i saj ka tërhqur vëmendjen ndërkombëtare dhe shumë shtete e organizata ndërkombëtare i kanë bërë thirrje Iranit që Ashtiani të mos ekzekutohet. Edhe Brazili, vend mik i Iranit, i ka ofruar Ashtianit strehim politik si rrugëzgjidhje për konfliktin e krijuar.
XS
SM
MD
LG