Ndërlidhjet

Gjermani: Mbyllet një xhami që përdorej nga militantët



Autoritet gjermane kanë mbyllur një xhami në qytetin e Hamburgut. Kjo xhami ishte përdorur si vend takim i pjesëtarëve të Al Kaidës të cilët kryen sulmin e 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Zyrtarët thonë se Xhamia “Taiba” në Hamburg është mbyllur të hënën. Tempulli i njohur më parë edhe si xhamia al-Kuds, ishte përdorur edhe si një vend rekrutimi për sulmuesit e 11 shtatorit.

Revista gjermane, Fokus, citon një raport të inteligjences që thotë se kjo xhami ishte bërë “qendra kryesore që tërhiqte më së shumti pjesëtarët e xhihadit”.

Raporti shkon edhe më tej ku thotë që pjesëtarë të grupit Taiba që luteshin në kanë shkuar në një kamp trajnimi radikal në Uzbekistan.
XS
SM
MD
LG