Ndërlidhjet

Bajerni kundër Federatës Franceze për Ribërinë



Bajerni i Mynihut e ka bërë të qartë se nuk do ta lejojë futbollistin Frank Ribëri të paraqitet para Federatës Franceze të Futbollit në fund të këtij muaji. Ribëri, së bashku me një numër futbollistësh të kombëtares franceze do t’i përgjigjen pyetjeve lidhur me sjelljen e sportistëve në ndeshjet e kampionatit botëror të futbollit, Afrika e Jugut 2010, që u zhvillua në qershor.

“Nuk është e mundur që Federata Franceze ta largojë rregullisht Ribërinë nga përgjegjësitë e tij tek Bajerni i Mynihut”, tha drejtuesi i klubit gjerman, Rumenige.

Franca përfundoi e fundit në grup në ndeshjet e Afrika e Jugut 2010, pasi lojtarët protestuan vendimin e trajnerit Rajmond Domenek për të përzënë futbollistin Anelka.

XS
SM
MD
LG