Martin O'Nil ka dhënë dorëheqjen nga posti i menaxherit të ekipit anglez të Aston Vilës, vetëm pesë ditë përpara fillimit të kampionatit anglez të futbollit.
Dorëheqja e tij e papritur hyn në fuqi menjëherë, por as O'Nil e as klubi i Aston Vilës nuk kanë dhënë shpjegime.
Të shtunën ekipi i Aston Vilës do të përballet me atë të West Ham-it.