Ndërlidhjet

Japonia i kërkon falje koreanëve



Qeveria japoneze ka kërkuar falje për të shkuarën koloniale në gadishullin korean.

Kryeministri japonez përmes një deklarate shprehu keqardhjen e thellë për ato që ai i quajti “vuajtje të thella” gjatë rregjimit kolonial japonez në vitet 1910-1945.

Ndjesa japoneze vjen në prag të 15 gushtit, ditës së çlirimit të Koresë së Jugut. Seuli e ka mirëpritur faljen, duke shtuar se shpreson që mes të dy vendve të nisë një periudhë e re e një bashkëpunimi më të ngushtë dypalësh.
XS
SM
MD
LG