Ndërlidhjet

Maroko: Mbyllen 1.000 xhami për shkaqe sigurie



Ministria për Çështje të Religjionit në Marok tha se do t’i mbyllë 1.000 xhami të pasigurta në mbarë vendin për të shmangur përsëritjen e shembjes së minares në muajin shkurt, që shkaktoi vdekjen e 41 njerëzve.

Vendimi pason inspektimin në shkallë vendi të më shumë se 1.900 xhamive në bazë të urdhërit të Mbretit Muhamed VI, për të përcaktuar sigurinë e tyre pas tragjedisë së shkurtit në qytetin qendror Meknes.

Ministria tha se 1.256 xhami do të mbyllen krejtësisht, ndërsa 513 xhami pjesërisht.
XS
SM
MD
LG