Ndërlidhjet

KB: Në Pakistan zhvillohet betejë për mbijetesë



Kombet e Bashkuara thanë se prioriteti kryesor për fondet humanitare janë gjashtë milionë njerëzit e prekur në Pakistan nga përmbytjet masive.

Zëdhënësja e OKB-së, Elizabeth Bajrs tha se fondet janë fokusuar për "njerëzit që kanë nevojë për ndihma direkte humanitare, pra për mbijetesë".

Nënsekretari i OKB-së për Çështje Humanitare, Xhon Holms, do të bëjë të mërkurën në Nju Jork një apel ndërkombëtar për ndihma.

Zyrtarët thonë se shkalla e katastrofës në Pakistan është më e madhe se shkalla e përbashkët e cunamit në vitin 2004 në Oqeanin Indian dhe e tërmetit në Haiti.
XS
SM
MD
LG