Gjatë debatit për votëbesimin e qeverisë së re në parlamentin e Slovakisë, deputetët kanë shkëmbyer edhe shuplaka.
Debati është acaruar deri në masën sa që nënkryetarja e nacionalistëve sllovakë, Ana Belusova, i ka rënë disa shuplaka liberalit Igor Matoviç.
Më vonë, deputetja ka deklaruar se kishte dashur në mënyrë të qetë të diskutojë me deputetin, por ai ka qenë i pasjellshëm ndaj saj, kështu që zonja është detyruar t'i japë një mësim.