Britania e Madhe dhe Gjermania e kanë hedhur poshtë propozimin për tatimim direkt në nivel të Bashkimit Evropian.
Pjesa kryesore e buxhetit të BE-së mbushet nga kontributet e vendeve anëtare, por tash Brukseli kërkon mënyra të reja për të siguruar fonde.
Komisioni Evropian po e shqyrton vendosjen e tatimit në transakcionet bankare, në trafikun ajror dhe në emetimin e dioksid karbonit.
Ministria e Financave në Londër tha se do të vërë veto ndaj çfarëdo plani për vjeljen e drejtpërdrejtë të taksave nga Brukseli.
Gjermania porositi se taksa e tillë bie ndesh me politikën e qeverisë në Berlin.
Komisioni Evropian shpenzon 130 miliardë euro në vit. Pjesa më e madhe e parave shkon për subvencionet në bujqësi dhe projektet rajonale, siç është ndërtimi i rrugëve.