Ndërlidhjet

Afganistan: Nga bomba u vranë tre civilë


NATO-ja njoftoi sot se nga një bombë në provincën Ghazni, janë vrarë tre civilë afganë.

Mëtutjue në njoftim thuhet se tre persona të tjerë janë plagosur.

OKB-ja thotë se numri i civilëve të vrarë ose të plagosur afganë, është rritur për 31% gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, ndërsa përgjegjëse për këtë rritje, në masë të madhe, janë sulmet talibane me bomba dhe vrasjet.

OKB-ja, në raportin më të ri, ka theksuar se numri i të vrarëve dhe të palgosurve të shkaktuara nga NATO-ja dhe truapt qeveritare afgane, ka rënë për 30%, në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2009.
XS
SM
MD
LG